Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahima në një konferencë për shtyp diten e sotme tha se veprimet e bordit lidhur me kontrollin e çmimeve janë krejtësisht trasparente.
E pyetur se përse bordi nuk po e ul çmimin e naftës, ndërkohë që në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, Ibrahima tha se mekanizmi i bordit përcakton çmimet e naftës së rafinuar, duke ftuar që për çda paqartësi të mbahet një takim ku të analizojmë të gjitha vendimet dhe lëvizjet e bursës.