Deputeti i Pl-së, Petrit Vasili pëmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’ bën thirrje:
Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat, qe te ndalet vjedhja e qeverise me çmimin e Naftes!
Shqiptaret po vidhen çdo dite me çmimin e naftes, qe edhe dje u rrit ne 248 litri.
Shikoni me vemendje perberjen e Bordit te Hajduterise, ne Dokumentin origjinal, qe po ju paraqes.
Asnje perfaqsues nga konsumatoret dhe bisnesi, por vetem Qeveri dhe Oligarket e Naftes gjen aty.
Po si mundet qe nje problem kritik, qe lidhet me çmimin e Naftes vendimet ti marrin vete ata qe e shesin naften, pra ata, qe jane te interesuar te fitojne sa me shume dhe pala e demtuar te mos ekzistoje fare ne ate Bord.
Po kjo eshte nje vjedhje kaq e qarte dhe trashe sa qe as jane munduar fare ta mbulojne nga babezia per te vjedhur.
Te gjithe vendet kane ulur Taksat mbi Naften si nje mase per uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kane çmime aq te ulta megjithse nuk nxjerrin asnje ton nafte.
Vetem Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnje Takse nga ato qe rendojne mbi naften, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro ne kurriz mundit dhe djerses se qytetareve per te paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.
Si Deputet kam depozituar qe gjashte muaj me pare ne ne 9 mars 2022 ne Kuvend, ProjektLigjin per pezullimin e Takses se Qarkullimit dhe te Kabonit, te cilin hajdutet e rilindjes e bllokojne dhe as nuk lejojne te diskutohet.
Ka vetem dy rruge per uljen e çmimit te Naftes:
? SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT
? ULJE E TAKSAVE MBI NAFTEN.