Ditën e sotme Bordi i Transparencës mori sërish vendim duke rritur çmimin e naftës nga 233 lekë për litër në 245 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës nuk ndryshon.
Ky vendim dhe rritja e 3 në kaq pak ditë ka nxitur shërish qytetarët të ngrihem në protestë, ashtu si 3 javë më parë kur nafta shkoi 260 lekë për litër.
Aktivistët njoftojnë përmes rrjeteve sociale se ditën e mërkurë në orën 17:00 shqiptarët do të rikthehen sërish në protesta para kryeministrisë. /Priza.al