Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes

Najada Çomo jep dorëheqjen nga mandati i deputetes.

E deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Kujtojmë se Çomo u zgjodh me bujë nga Rama si kandidate për deputete, në krye të listës së Tiranës. Ndaj saj nuk munguan akuza publike nga qytetarë dhe media.

Edhe pse e dinte se do linte punën në spital dhe se virusi ishte në qarkullim, Rama njoftoi sot se Najada do rikthehet si mjeke për të luftuar Covid-19.

“Më kërkoi dorëheqjen për tiu kushtuar punës pas shtimit të rasteve të infekimeve me covid” tha Rama.

“Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetss së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik pikërisht në momentin kur varianti

Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. E falenderoj publikisht për këtë shembull kuptimplotë të ndjenjës së lartë të detyrës ndaj atyre më në nevojë se askush tjetër. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë sërish të vështirë”.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *