Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

Top Modelja e njohur Naomi Campbell ka suprizuar të gjithë ku përmes Instagramit ka njoftuar se është bërë nënë. Ndjekësit në Instagram janë çuditur nga një lajm i tillë.

“Pantera e zezë” vendosi një fotografi të këmbës së vajzës të porsalindur, të shoqëruar me një dedikimin shumë emocionues: ‘Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur si nënën e saj. Kaq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”.

Model mum: Naomi Campbell, 50, has announced she is a mother, four years after crediting science with giving her the opportunity to start a family 'whenever she wants'

Modelja ka përdorur metodat e shkencës moderne, të cilat i dhanë asaj mundësinë të krijoi familje “kur të dëshironte”.

Modelja nuk dha detaje të tjera në postim, por etiketoi nënën e saj, Valerie Morris-Campbell.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Naomi pranoi se ajo mendon të ketë një fëmijë, por nuk dëshiron të nxitojë veten për krijimin e një familjeje.

“Mendoj gjatë gjithë kohës që të kem një fëmijë. Por tashmë me zhvillimin e shkencës mendoj se mund ta bëj këtë gjë kur të dua unë”, u shpreh modelja në një intervistë për revistën “ES” në vitin 2017.

Kur u pyet nëse dëshiron të bëj një fëmijë vetë apo ta adoptoj, ajo u përgjigj: “Ndoshta, ndoshta…ndoshta”.

Megjithatë modelja insistoi se nuk dëshiron të jetë një nënë beqare, kështu që duhej të gjente një partner të përshtatshëm si fillim.

“E dua figurën e babait. Mendoj se është e rëndësishme”, u shpreh Naomi asokohe.

Më vonë në 2019-n ajo tha se nuk ishte ende gati për një fëmijë, duke shtuar se do të priste se çfarë do t’i sillte universi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *