Napoli turpëron “Zonjën e Vjetër” dhe ‘blindon’ vendin e parë, Rrahmani shënon super gol

Super sfida e Serisë A mes Napolit dhe Juventusit është mbyllur me shifrat 5-1. Me këtë fitore Napoli bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Pjesa e parë u nisë në mënyrën më të mirë të mundshme nga Napoli i cili kaloi në avantazh në minutën e 14′ me anë të Osimhen duke çuar shifrat në 1-0. Sërish do të ishte Napoli më kërkues i cili do të dyfishonte shifrat në minutën e 39′, me anë të Kvaratskhelia, i cili çoi shifrat në 2-0.

Pësimi i golit të dytë duket se zgjoi Juventusin, i cili 3 minuta më vonë në të 42-tën, do të shënonte golin e parë të ndeshjes për të ngushtuar shifrat në 2-1, me anë të argjentinasit Di Maria. Me këtë rezultat do të mbyllej dhe 45-minutëshi i parë i ndeshjes.

Pjesën e dytë sërish Napoli do të ishte më dominues dhe këtë e tregoi në minutën e 55-të, ku shqiptari Amir Rrahmani, do të shënonte golin e tretë por Napolitanët.

10 minuta më vonë në të 65-tën, do të vinte goli i kapitullimit për “Zonjën e Vjetër”, pasi Osimhen do të dërgonte topin në rrjetë dhe do të vuloste shifrat 4-1.

Kaq ka mjaftuar për Napolitanët për ta kthyer ndeshjen në ping-pong, pasi në të 72’ minutë, Elmas do të shënonte të pestin, duke e “shkërmoqur” Juventusin i cili ishte i paaftë që të reagonte.

Me këtë fitore Napoli konsolidon pozitat në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Juventusi ndodhet në vendit e tretë me 37 pikë.

https://twitter.com/vartatico/status/1614009586364604419

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *