Politikani i njohur, Nard Ndoka u është përgjigjur diaa pyetjeve pikante teksa ishte i ftuar në një emision televiziv. Ai foli për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën e duke përfunduar tek Big Brother Vip. Ai komentoi trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora.
“E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai.
Nëse do të kishte një “Big Brother” me politikanë, ja cilat nga gratë e politikës do të donte brenda shtëpisë ai:
‘Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën’.
/Priza.al/