Rrjeti social Tik-Tok është kthyer në një aplikacion shumë të preferuar ku mesa duket politikanët shqiptarë nuk kanë mundur t’i rezistojnë këtij trendi pasi Kryeministri Edi Rama ka qënë prej muajsh aktiv, ndërsa lideri i PD-së, Sali Berisha iu bashkua këtij aplikacioni vëtem një ditë më parë.
Një video e postuar së fundmi në Tik-Tok është bërë virale teksa në video shihet kryetarit i Partisë së Lirisë dhe ai Partisë Demokristiane .
Ilir Meta me anë të një video ka ndarë në këtë rrjet social takimin në pishina me Nard Ndokën. Gjatë regjistrimit dëgjohet Meta teksa e pyet se për çfarë po stërvitet, ndërsa Ndoka i përgjigjet duke i thënë se stërvitet për energji.
Si për mbyllje të postimit Meta i uroi shumë suksese dhe fitore.
BISEDA:
Meta: O Nardi po ca bën mor burrë.
Ndoka: Stërvitje
Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ca o burr? Per fitore apo barazim?
Ndoka: Për energji
Meta: Hajde forca, fitore Nardi
https://www.tiktok.com/@tiktokulirise/video/7154360007436324102?embed_source=null_null_null&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=dosja.al%2Fpolitike%2Fedhe-ilir-meta-aktiv-ne-tik-tok-kreu-i-pl-se-takohet-me-nard-ndoken-ne–i249490&referer_video_id=7154360007436324102