Dy asteroidë të mëdhenj do të kalojnë fare pranë Tokës sot. NASA njoftoi se pas asteroidit (2016 CZ31) të premten do të vijë asteroidi gjigant 531944 (2013 CU83) të shtunën.
Shkëmbi i parë thuhet se është 219 metra i gjerë. Kjo e bën atë dy herë më të madh se Statuja e Lirisë. Asteroidi i së premtes do të qëndrojë mbi 1 milion milje larg Tokës. Ai pritet të lëvizë me mbi 34 mijë milje në orë.
Ndërsa asteroidi i së shtunës ka një diametër 320 metra duke e bërë atë 3 herë më të madh se Statuja e Lirisë. Lëviz 4.3 milionë milje larg nga Toka. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por në fakt është shumë afër në skemën e madhe të hapësirës.