NASA jep lajmin e mirë/ Zbulohet simotra e Tokës, mund të ketë shenja uji

Një planet i ri i çuditshëm ’i zbuluar së fundmi ka emocionuar shkencëtarët në kërkimin e tyre për jetë jashtë Tokës.

Studiuesit nga Laboratori i Jet Propulsionit të Nasa dhe Universiteti i New Mexico zbuluan ekzoplanetin TOI-1231 b që rrotullohet rreth një ylli xhuxh M- i njohur ndryshe si një xhuxh i kuq.

Shkencëtarët ishin në gjendje të karakterizojnë atë yll dhe të matin rrezen dhe masën e TOI-1231 b. Kjo pastaj u dha atyre të dhënat e nevojshme për të llogaritur dendësinë dhe hipotezën se nga çfarë është krijuar atmosfera.

Planeti, një trup i butë me një orbitë 24-ditore, është tetë herë më afër yllit të tij se Toka me diellin, por temperatura e tij është e ngjashme me planetin tonë sepse xhuxhi i kuq në vetvete është më pak i fuqishëm.

Atmosfera e tij është afërsisht 330 Kelvin ose 140 gradë Fahrenheit, duke e bërë TOI-1231b një nga ekzoplanetët më të ftohtë, të vegjël, të arritshëm për studimet atmosferike të zbuluara deri tani. Është e mundur që mund të ketë re të larta të pranishme në atmosferë dhe ndoshta prova të ujit.

 

/Burimi: Independent.co.uk/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *