Ndërsa zjarret në pyje vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor. Duke iu referuar të dhënave nga NASA, ka siguruar pamjet satelitore të zjarreve aktive gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, në rajon dhe më gjerë.
Ashtu siç shihet në hartat nga satelitët e NASA-s, në Shqipëri, zjarret janë fokusuar në jug të vendit, por vatra të mëdha zjarri shihen edhe në veri. Në veri të vendit më problematike duket vatra e zjarrit e rënë së fundmi në zonën e Hasit.
Ndërkohë në jug të vendit, situata duket e rëndë në zonën e Vlorës dhe përreth, ku pikat e kuqe tregojnë zjarret aktive gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu në hartë tregohen se një pjesë e madhe e rajonit, si Maqedonia, Kosovë apo Mali i Zi. Ndërkohë edhe në Greqi shënjohen vatra të mëdha zjarri.
Ndërkohë një pjesë e vatrave të zjarrit në vendin tonë janë arritur të izolohen, por ende mbeten aktive disa të tjera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në raportin e radhës për gjendjen situatës së zjarreve në vend.
Bëhet e ditur se në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik. Në Gjirokastër situata thuhet të jetë neutralizuar. Megjithatë, mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.
Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri kurse zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.
Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar ndërsa zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll. Rreziku për banesat është eliminuar.
Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata, sipas Mbrojtjes, po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.
/Priza.al/