NASA publikon pamjet/ Zbulohet vendi se ku mund të kërkohet për jetë në Mars

Ekipi shkencor i NASA janë të sigurtë se kanë mundur ta dërgojnë robotin në një vend që mundëson gjetjen e shenjave të lashta të jetës në në planetin Mars. Roboti që shkeli në Planetin e Kuq në shkurt të këtij viti ka dërguar foto të shumta nga zonat në të cilat ka udhëtuar.

Faktet tregojnë se si sistemi i lumenjve ka formuar liqenin, rrjedha e të cilëve filloi më pas të ngadalësohej e të thahej duke krijuar sedimente, njëjtë me ato që kemi kudo në tokë. Në të tillë mjedis mikro-organizmat mund të kenë lulëzuar e gjurmët e tyre mund të jenë ruajtuar deri sot.

Ekipi i shkencëtarëve pritet të dërgojnë robotin në bazën kryesore të këtyre shkëmbinjve për të marrë material në ato që quhen ‘gurë balte të imët’. Gjithashtu, ata synojnë të eksplorojnë një unazë shkëmbinjsh karbonatikë, që ka të ngjarë të përfaqësojnë brigjet e liqenit në kohën kur ai ishte në pikën kulmore të thellësisë së tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *