NASA: Viti i kaluar, i pesti më i ngrohti në historinë botërore

Viti i kaluar ishte i pestë më i ngrohtë në të gjithë historinë, dhe 9 vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga koha para-industriale, sipas shkencëtarëve amerikanë. Sipas tyre kjo ka vënë në rrezik serioz objektivin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.

Viti i kaluar u lidh me 2015-ën si viti i pestë më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1880, tha NASA. Një rezultat i tillë u regjistrua pavarësisht pranisë së La Nina në Oqeanin Paqësor, i cili përgjithësisht ul pak temperaturat globale.

Temperatura mesatare globale tani është 1,1 deri në 1,2 gradë Celsius më e lartë se në kohët para-industriale. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA tha se viti 2022 renditet si viti i gjashtë më i ngrohtë që nga viti 1880.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *