Mbrëmjen e kaluar u mbajt festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që u zhvillua në Liverpool. Pesëmbëdhjetë shtete morën pjesë në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, por vetëm 10 prej tyre arritën që të kalojnë në finalen e madhe.
Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj. Shqipëria e cila përfaqësohet nga Albina Kelemendi do të perfromojë më datë 11 maj, ndërsa për të kaluar në finalen e këtij festivali do t’i duhen votat e publikut.
Në gjysmëfinale mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, e cila performoi në hapje të festivalit. Ylli i Popit performoi disa nga hitet e saj, duke përfshirë Anyëhere dhe Praising You.
Në skenë iu bashkua refugjatja ukrainase 12-vjeçare Sofiia, e cila tani është vendosur në Rumani. Ora tha se gjendja e vështirë e Sofisë, i kujtoi asaj përvojën e familjes së saj të arratisjes nga Lufta Ballkanike në vitet 1990.
Ukraina ishte shteti që fitoi për të mbajtur festivalin e Eurovision, por për shkak të luftës u zhvillua në Britaninë e Madhe. Por ndonëse u zhvillua në Liverpool, organizatorët ishin kujdesur që të përfshinin edhe detaje nga Ukrainas, duke nisur që nga vetë logoja e këtij viti që është me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Në finale nuk arritën dot të kalojnë Malta, Azerbajxhani, Holanda, Irlanda dhe Letonia që përfunduan rrugëtimin e tyre në këtë festival këngësh.
Më poshtë gjeni renditjen e këngëve që kaluan në finale:
Kroacia
Moldavia
Zvicra
Izraeli
Finlanda
Çekia
Portugalia
Suedia
Serbia
Norvegjia