Ditën e sotme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe e dy personat e tjerë të arrestuar të enjten Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj do të dalin para trupit gjykues ku do të bëhet edhe caktimi i masës së sigurisë.
Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve të SASPAC kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.
Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.
Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.
Krahas Beqajt, dyshohet se në qendër të kësaj skeme dyshohet se dhe Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt dhe koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.