Nata e tretë e FEST 61, pritet spektakël me duete interesante

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka rezervuar për publikun një spektakël magjik, me emocione të forta, muzikë dhe performanca madhështore.

Në mbrëmjen e sotme të FEST 61, këngëtarët pjesëmarrës të festivalit do të performojnë në bashkëpunim me artistë të mirënjohur të skenës, duke dhuruar për publikun e gjerë një natë të paharrueshme.

Në këtë natë të tretë Albina dhe familja Kelmendi do të vijnë me një duet me Josif Gjipalin me “Na lini të jetojmë”; Alban&Lore do të performojnë “Jehonë” me Ëest Side Family; 2 Far & Redon Makashi do “të luajnë” sot me ndjenjat e publikut duke risjellë në skenë “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, Gjergj Kacinari dhe Elhaida Dani do ju lënë zgjuar pasi kanë rezervuar të këndojnë deri “Natën vonë”; me “Pyes lotin” publiku do të përjetojë emocione të papërshkrueshme të cilat do të dhurohen sot nga këngëtarja Elsa Lila e cila vjen në këtë duet me Capital T; për të vijuar më pas me një tjetër duet plot energji siç Petrit Çarkaxhiu & Bojken Lako do na dhurojnë me “Asgjë e largët”.

Publiku do të mbyllë më pas sytë dhe “Të kërkoj në ëndërrime” së bashku me Evi Reçin dhe Irma Libohovën; dhe vetëm të “Endërrojë” me Franc Koruni & Altin Goci.

Duete të tjera të cilat do të vijnë në këtë natë të tretë të FEST 61, siç janë: Enxhi Nasufi & Edea Demaliaj me “Mos qaj”; Manjola Nallbani & Eneda Tarifa me “Kur e humba një dashuri”; Rovena Dilo & Soni Malaj ME “ANTE”, Lynx & Aleksander Gjoka – “Ecën në shi”; Rezarta Smaja & Luan Zhegu me “A do vish”; Sergio Hajdini & Kamela Islamaj me “Ne ishim tre”; Fifi & Flori Mumajesi me “Larg u largova”; dhe Fabian Basha & Eranda Libohova me “Kthehu për vehte për mua”, do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ndërkohë në natën e dytë të FEST 61 juria profesioniste dhe juria e medias zgjodhën 5 këngët finaliste nga artistët e rinj, të cilët do i bashkohen 16 emrave të këngëtarëve të afirmuar të muzikës në finalen e 22 dhjetorit.

Dy netët e parë të Festivalit të Këngës së RTSH u karakterizuan nga këngë e performanca të veçanta, por mesazhe të forta u përcollën për publikun, që nga viktimat e dhunës në familje, te heronjtë e heshtur që shpëtojnë jetë, fëmijët unik të spektrit autik, apo fjalë zemre të ndjera për mjekët që motivin e jetës kanë pasur shpëtimin e pacientëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *