“Nata gat” ogur i mirë i Japo në muzikë

Japo është një talent i ri dhe i ka të gjitha premisat për të shkëlqyer në fushën e muzikës. Japo filloi të merret me Hip-Hop prej pak kohësh por me klipin që sapo ka publikuar i ka vënë vulën prezantimit të tij në boten e egër por të bukur të artit të muzikës. I pëlqente dhe i pëlqen të shkruajë tekste aktuale dhe nga dëshira e madhe dhe inspirimi i tij për të hyrë në botën e rap-it ai vendosi që të realizojë disa këngë. Ai i ka në furrën e studios së tij ku i ka realizuar e ndërkohë në treg ka dy këngë në vetëm dy muaj, “Grupi jem” dhe “Nata gat” një bombë në tregun muzikor. E nisi si pasion por duket që ka lindur për muzike sepse i ka hyrë me shumë seriozitet dhe sigurisht edhe me kërkesa të larta artistike, duke përzgjedhur bashkëpunetorët për të sjellë produksione sa më të arrira. Dashuria e madhe që ka për muzikën reflektohet edhe në klipin e tij “Nata gat” ku interpreton profesionalisht dhe me elokuencë.

Japo ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ku zbuloi dashurinë e madhe për atdheun edhe pse ka lindur në Vienë të Austrisë.

“Unë e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk dua ta harroj vendin tim” , sqaroi Japo teksa tregoi për lidhjen shpirtërore me vendin e origjinës së tij, Shqipërinë.

Në lidhje me këngën e re Japo sqaroi: “Nuk dua ta shes veten si dikush që nuk jam, ai është një zhanër që mua më pëlqen. Unë dëgjoj më shumë zhanër francez, më pëlqejn vijat melodike dhe refreni është me plot të tilla”.

Japo tregoi gjithashtu edhe mbi jetesën e tij në Vienë, teksa pohoi se është mësuar tashmë të jetojë mes shumë nacionalitetesh. Por, sigurisht që dhe një reper ka të preferuarit e tij në fushën e muzikës dhe si të tillë në Shqipëri, Japo zgjodhi Dafina Zeqirin, Mozzik, Ledri Vula .

Në lidhje me bashkëpunimet Japo tregoi se akoma është tek këngët solo.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *