Natë aksidentesh në kryeqytet/ Tre automjete karambolohen në aksin Tiranë-Durrës, në Kamzë shoferja e re përplas 57-vjeçarin  

Mbrëmja e kësaj të marte duket se ka qenë e përgjakshme për rrugët e kryeqytetit, ku disa automjete janë karamboluar dhe nga incidentet ka pasur edhe të plagosur.

Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti.

Burime zyrtare të policisë thonë se, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e njërit nga mjetet, shtetasja E.H., dhe S.H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë pak kohë më herët, një tjetër aksident ndodhi këtë mbrëmje në kryeqytet. Policia bën me dije se rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P.M., aksidentoi shtetasin këmbësor, I.S., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi I.S., u dëmtua dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aksident Naten

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

“Me datë 21.12.2021, rreth orës 19:55, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti, janë përfshirë në një aksident 3 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E.H., dhe S.H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Tiranë/Informacion paraprak

“Me datë 21.12.2021, rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I.S., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *