‘Natë ëndrrash’ për Castellanos, thyen rekordin me pokerin e golave kundër Real Madrid

Valentin Castellanos e quajti arritjen e tij të katër golave për Girona kundër Real Madrid  një “natë ëndrrash, ndërsa menaxheri  Carlo Ancelotti u kërkoi falje tifozëve për performancën e tyre në humbjen 4-2 në La Liga.

Sulmuesi i huazuar nga New York City FC është lojtari i parë që shënon katër gola kundër Real Madridit në një ndeshje të La Ligas për 76 vjet.

“Është një natë ëndrrash. Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Nuk e imagjinoja kurrë këtë,”.

“Ishte një ëndërr e imja të shënoja kundër Madridit dhe nuk e imagjinoja kurrë të shënoja katër. Jam shumë i lumtur”.

Castellanos iu bashkua Gironas në formë huazimi në korrik të vitit të kaluar pasi shënoi 54 gola në MLS në pesë vjet në NYCFC. Ai kishte shënuar shtatë gola në 28 paraqitje në La Liga këtë sezon para ndeshjes së së martës.

Pas ndeshjes, Ancelotti kritikoi performancën e ekipit të tij.

“Është e pabesueshme”, tha Ancelotti. “Madridi kishte qenë në një ecuri të mirë, mbi të gjitha në mbrojtje. Është e pashpjegueshme – përveç mungesës së të qenit bindës në duele, organizimi ynë në prapavijë, la mbresa.

Ne jemi të lënduar, por do të duhet të rikthehemi. Kjo lojë nuk përfaqëson atë që është Real Madridi.

Ne nuk jemi ky ekip sonte. Ishte një natë e keqe dhe kërkojmë falje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *