“Natën shpirt të dua”/ Beniada Nishani dhe Ardit Çuni konfirmojnë marrëdhënien e tyre?!

Ndonëse u njohën në Big Brother, mesa duket këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Beniada Nishani, vazhdojnë të mbajnë një raport përtej asaj miqësores.

Edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, është përfolur shumë se mund të lindë një romancë.

Është bërë më shumë se një muaj që prej daljes së Beniadës nga shtëpia më e përfolur, dhe tashmë që kjo e fundit është jashtë, Ardit Çuni ka ngjallur sërisht dyshime në lidhje me raportin e tyre. Këngëtari ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku dhe nuk i ka shpëtuar pyetjet rreth Benisadës, duke i kërkuar që të postojë edhe mesazhet e fundit të shkëmbyer mes tyre.

Arditi nuk ka nguruar t’i publikojë, duke ndarë screenshot mesazhet e fundit të tyre në “WhatsApp”.

Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (ka kuptimin e fjalës idiot).

Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *