NATO do diskutojë për shtimin e përhershëm të pranisë në Kosovë

Në takimin e ardhshëm dyditor, ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s do të diskutojnë për mundësinë e një shtimi të përhershëm të ushtarëve të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Së fundmi kemi shtuar praninë tonë në Kosovë, duke dërguar mijëra ushtarë shtesë. Tani po e shqyrtojmë nëse duhet të ketë një shtim më të përhershëm dhe nëse kemi nevojë për disa aftësi të reja të posaçme”, tha Stoltenberg. Aktualisht në Kosovë janë 4.687 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Krerët e diplomacisë së shteteve anëtare të NATO-s do të takohen më 28 dhe 29 nëntor në selinë e aleancës në Bruksel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *