U ulen disi tensionet në veri të Kosovës, pasi qeveria Kurti merr vendimin që të shtyjë implementimin e masave të reciprocitetit me Serbinë pë një muaj .
Kjo shtyrje do të bëhej me një kusht i cili ishte heqja e barrikadave nga serbët në veri me qëllim vijimin e lëvizjes normalisht në vend .
Duke qënë se Serbët nuk bënë asnji hap për heqjen e barrikadave, policia e Kosovës ka filluar të pajisë të gjithë serbët që u futën në Kosovë me nje dokument ku shkruhet emri, mbiemri si edhe numri i ID-së, të cilin serbët duhet ta mbajnë me vete edhe pasi të rikthehen në pikën e kalimit doganor.
Në lidhje me situatën në Kosovë, Ka reaguar edhe Kryeministri Rama duke theksuar se qeveria serbe nuk ka pse të mbështesë strukturat paralele në veri të Kosovë.