Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Kinës të bashkohet me përpjekjet ndërkombëtare për të kufizuar përhapjen e armëve bërthamore. Ekzistojnë shqetësime në rritje që superfuqia aziatike po zhvillon me shpejtësi raketa bërthamore.
Shefi i NATO-s tha se më shumë vende duhet të përfshihen në bisedimet e ardhshme të kufizimit të raketave, jo vetëm Rusia.
“Kina ka përgjegjësi në çështjen e kontrollit të armëve pasi është fuqi globale”, tha Stoltenberg.
Kina po rrit ndjeshëm aftësinë e saj bërthamore, dhe sipas Stoltenbergut, kjo po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.
Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme që daton nga viti 1987, duke fajësuar Rusinë për shkeljen e paktit dypalësh.
SHBA-ja kanë instistuar në vazhdimësi që edhe Kina të përfshihet në bisedime për kontrollin e armëve. Por, Pekini ka treguar pak gatshmëri për një që të tillë.
Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të zgjatur për pesë vjet të tjera traktatin New START që kufizon armët e tyre strategjike bërthamore.
Por ai tha se në angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore duhet të shtohen edhe teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale.
/Burimi: REL/