Ekspozita e “Tirana Photo Festival 2022” u hap në Galerinë e Artit Tiranë. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë.
Në kuadër të festivalit u ndanë dhe çmimet e edicionit të pestë, ku “Tirana Photo Festival” është festivali më i madh fotografik në Shqipëri.
Sipas organizatorëve të festivalit më 9 shtator hapën ekspozitën outdoor, me 100 foto të edicioneve të kaluara, të instaluara në “Rrugën e Kavajës”, në korsinë e biçikletave. “Vendosëm që ekspozita outdoor të ishte një retrospektive e edicioneve të kaluara pikërisht në këtë vit jubilar, ku festivali mbush 5 vjet”, thuhet nga organizatorët e festivalit. U shpallën çmimet e edicionit 5-të “Tirana Photo Festival 2022”.
Çmimi i parë Joni Margjeka me (Ende ka shpresë/ violinistja), çmimi i dytë i festivalit Nina Kanina (fituese e foto series), çmimi i tretë i festivalit Sotjon Gaspari, Griseld Hoxha kategoria e të rinjve (emigrimi në aeroport dhe rinia në kafe). Çmimi i fotos me kreative Eris Baki, video më e mirë Elion Zenelaj. Festivali është një aktivitet që mbështete nga Bashkia Tiranë dhe organizuar nga “DMOAlbania” Tema e këtij viti thuhej më parë në materialin për festivalin, përkon me Tiranën si kryeqyteti Europian i Rinisë, por kërkon të fokusohet në ndaljen e emigrimit të të rinjve. “Ne besojmë verbërisht se të rinjtë janë ata që duhet të qëndrojnë e ta ndërtojnë këtë vend, vendin tonë. Në këtë prizëm, thirrja jonë është që të kthejmë sytë nga rinia. Për këtë, ju ftojmë të sillni përmes një fotografie ëndrrat, frikërat, lirinë, argëtimin, sjelljet e të rinjve. Mund ta bëni këtë duke përdorur të gjitha zhanret e fotografisë, portretin, peisazhin urban, fotografinë e rrugës, etj. Na tregoni rininë shqiptare në çdo perspektivë të syrit tuaj”, thuhej në materialin rreth festivalit.