Ndahet nga jeta anëtari i fundit i mbetur nga një grup indigjen në Brazil

Ka ndërruar jetë një anëtari i fundit i mbetur nga një grup indigjen i lokalizuar në Brazil thonë zyrtarët.

Burri, emri i të cilit nuk dihet, kishte jetuar në izolim total për 26 vitet e fundit.

Ai njihej si “Njeriu i gropave” pasi gropat  i përdorte për të zënë në kurth kafshët, por dhe si hapësira për tu fshehur në rast të ndonjë sulmi.

Trupi i tij u gjet më 23 gusht jashtë kasolles së tij prej kashte. Kur u gjet, u provua se nuk kishte shenja dhune.

Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, gjashtë anëtarët e tjerë të së cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondonia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët, që donin të zgjeronin tokën e tyre.

“Njeriu i gropave” mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka vdekur për shkaqe natyrale.

 

Dëshmitë e gjetura në kasollet dhe kampingjet e tij sugjerojnë se ai mbolli misër dhe maniok e fruta të tilla si papaja dhe banane.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *