Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Saimir Tahiri: O ba si nuk më prite…

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në burg është ndarë nga jeta.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e ish-ministrit në një postim në faqen e tij, ku kanë ndarë edhe mesazhin e Tahirit për të, nga burgu.

“O Ba si nuk më prite”, e nis letrën e tij ish-ministri, i cili ndër të tjera shton ”më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë”.

I ati i Tahirit vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.

Postimi i ish-ministrit Saimir Tahiri:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:

Të dua shumë Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *