Ndahet nga jeta babai i Ronaldo Sharkës, luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë

Babai i Ronaldo Sharkës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme pas betejës me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Pusho i qetë në botën tjetër bab”, shkruan ish-banori i Big Brother krahas fotos ku i shtrëngon dorën të atit.

Ronaldo vemdosi ta ndante me publikun historinë e të atit gjatë qëndrimit të tij të Big Brother. Ai u surprizua nga i ati brenda ambienteve të shtëpisë. Por vetëm disa javë më vonë, ai ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *