Këngëtarja e njohur shqiptare Shkenda Dubova, ka bërë me dije, përmes një postimi në rrjete sociale si i ati i saj Shaip Dubova ka ndërruar jetë si pasojë e Covid19.
“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë, se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”, shkruhet në një postim të djalit të tij, që është ripostuar në Instagram nga këngëtarja.
Ndërkohë pas ndarjes nga jeta të Shaip Dubovës ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një letër ngushëllimi drejtuar familjarëve të tij.
“E nderuara familje Dubova, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shaip Dubova. Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit. Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ishte mesazhi ngushëllimit.
/Priza.al/