62-vjeçari miliarderi indian Rakesh Jhunjhunwala ka ndërruar jetë në një spital në qytetin e Mumbait.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i vdekjes por mediat kanë mësuar se bëhet fjalë për një mosfunksionim të veshkave.
I quajtur shpesh Warren Buffett i Indisë, Jhunjhunwala, sipas revistës Forbes, kishte një pasuri neto prej rreth 5.8 miliardë dollarësh.
Ai ishte pjesë e një brezi investitorësh që përfituan nga reformat historike të vitit 1991, të cilat hapën ekonominë e Indisë.