Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë, Vladimir Grillo!

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur sportiv, Vladimir Grillo. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Dëfrim Methasani me anë të një postimi në Faceboook.

“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”, shkruan Methasani.

Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.

Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe problemeve shqiptare, ai ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet.

Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Më 3 janar të vitit 1970 filloi punë në RTSH për të qëndruar deri në fund të jetës.

Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Dekorim Vladimir Grillo

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *