Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Ish- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Gjergji Sauli është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, teksa nuk dihen ende shkaqet. Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se me ndarjen nga jeta të Saulit, drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha e më të shquara.

Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”.

Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Gjatë karrierës së tij profesionale z. Gjergji Sauli ka shërbyer si gjyqtar, avokat, si lektor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitet 2001 – 2008 z. Gjergji Sauli ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën 2004 – 2007 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate, detyra të cilat ai i ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Me ndarjen nga jeta të z. Gjergji Sauli drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur.

Screenshot_7.jpg

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *