Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhej në gjendje kritike për jetën në një spital në Gjermani.
Kujtojmë se Nishani u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Bëhet e ditur se Nishani po mbahej në jetë përmes aparaturave.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me koronavirus disa muaj më parë.