Ndahet nga jeta ish-Presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze

Ditë zie sot në futbollin shqiptar! Është ndarë nga jeta ish- Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze i cili u kthye në kryefjalën e futbollit shqiptar duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e klubit pas 22 vitesh, në sezonin 2005-2006.

Sipas familjarëve, shkak i vdekjes është bërë një infarkt që ka pësuar disa ditë më parë por që ditën e sotme ndërroi jetë.

Për ikjen nga jeta të ish- Presidentit të klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka shprehur ngushëllimet edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka:

‘Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!’, shkruan Duka.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *