Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak Luan Nikollari

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari. Kanë qenë familjarët e të ndjerit, miqtë dhe kolegët të cilët kanë dhënë lajmin e hidhur dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e mjekut Nikollari.

“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndarja nga jeta e mjekut të njohur ka lënë të tronditur edhe mikun e tij, rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

“Lamtumire mik! E rende lamtumira jote! Njeri para se gjithash, mjek i palodhur, drejtues i denje e i papërlyer, babai me i mire qe familja mund te kete, i dashuruar pas SUT, i pakursyer per shoket, miqte e pacientet!  Te qofte e blerte lendinë Luan Nikollari! Kishe akoma shume per te dhene por te deshte qielli Kolonel!”, shkruan Gjata në mesazhin e tij të ngushëllimit në Facebook.

Edhe mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo ka mbetur i prekur nga humbja e kolegut të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *