Qerimaj, i konsideruar si babai i dinastisë së muzikë, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka ndarë djali i tij, Fatos Qerimaj në rrjetet sociale, i cili shkruan: “Të nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jetë të babit tim të dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”.
Hetem Qerimaj, mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi. Për shumë vite me radhë, ai ka dhënë koncerte së bashku me familjen e tij, dy djemtë dhe mbesën e tij.