Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme, prokurorja Erida Kamka (Kokonozi). Hetuesja 39-vjeçare në Prokurorinë e Rrethit Elbasan ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët kanë nisur një mesazh ku ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Në një njoftim për mediat KLP e cilëson Kokonozin një nga magjistratët më të spikatur të sistemit të prokurorisë e ka nderuar figurën e saj duke treguar integritet dhe profesionalizëm.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.
Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.
Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në njoftim.
/Priza.al/