Krijuesi i lojës së famshme enigmë Sudoku, Maji Kaji, ka ndërruar jetën në moshën 69-vjeçare nga kanceri në zorrë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kompania e tij.
Japonezi kishte krijuar enigmën për fëmijë dhe persona “që s’duan të mendojnë shumë”.
Loja është e përbërë nga 9 rubrika e kombinuar me numra nga 1-9 pa i përsëritur në rendin pasues.
Emri i Maki Kaji ishte bërë i njohur në vitin 2004, kur një numër i Sudokut ishte publikuar në gazetën e përditshme angleze “The Times”. Dy vite më vonë, Japonia rizbuloi enigmën e tyre, të emëruar “gyakuyunyu”.
/Priza.al/