Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare, Kozara Kati, ish- kryetare e Bordit Mbikqyrës të AMSHC-së.
Kozara Kati, ishte vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, e cila së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë pas arrestimit të të atit.
Pas viteve 1990, Kozara Kati dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqërisë civile në vend. Po ashtu ajo u angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Përcjellja e saj për në banesën e fundit, Sharrë, do të bëhet në orën 11.00 të paradites së nesërme.
Kozara Kati, vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë, gjatë kohës së komunizmit pas arrestimit të të atit.