Sporti në zi! Vdes legjenda braziliane e futbollit Pele. Legjenda e futbollit brazilian, ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Vitet e fundit Pele vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës, ndërsa ditët e fundit ishte në gjendje të rëndë.
Pele vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror 1,281 gola në 1,363 paraqitje gjatë një karriere 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.
I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.