Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare ish-Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias  

Ish-presidenti grek Karolos Papoulias, i cili shërbeu dy mandate midis viteve 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca greke. Ai lindi në fshatin Molyvdoskepastos afër Janinës në vitin 1929 dhe ishte djali i gjeneral lejtnant Grigorios Papoulias.

Papoulias, ishte gjithashtu ministër i jashtëm në vitet 1985-89 dhe 1993-96, ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste “PASOK” dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të saj të ndjerë dhe ish-kryeministrit, Andreas Papandreu.

Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës, për 26 vite në parlamentin grek.

Presidentja Katerina Sakellaropoulou, i bëri homazhe Papoulias-it për rolin e tij në rezistencën kundër pushtimit nazist, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kundër juntës ushtarake të Greqisë 1967-74.

“Pjesëmarrja e tij në rezistencën kombëtare dhe luftën kundër diktaturës… pasqyroi përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë, të cilat ai i mbrojti gjatë gjithë jetës së tij”,- tha Sakellaropoulou, në një deklaratë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *