Ndahet nga jeta shkrimtari dhe skenaristi i njohur shqiptar

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier.

Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

U nda sot  nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *