Ndahet nga jeta shkrimtari Naum Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçarja Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramatug, një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare.

Prej vitesh ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për vite me radhë drejtoi dhe Vatrën, duke u bërë një zë i fortë i çështjes shqiptare, ashtu si kohë më parë vëllai i tij Peter Prifti.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punoi një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdoi studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *