Aktori amerikan Matthew Perry, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, thanë burimet e zbatimit të ligjit për mediat amerikane.
LA Times dhe TMZ, të cilat fillimisht raportuan se Perry kishte vdekur, thanë se aktori u gjet i pavetëdijshëm në një vaskë me ujë të nxehtë në shtëpinë e tij. Warner Bros TV, i cili prodhoi Friends, përmes një reagimi tha: “Ne jemi të shkatërruar nga vdekja e mikut tonë të dashur Matthew Perry.
I lindur në Massachusetts në vitin 1969, Perry u rrit në Otava, Kanada, ku ndoqi shkollën fillore me Justin Trudeau, i cili më vonë u bë kryeministër i Kanadasë. Perry u transferua në Los Angeles kur ishte adoleshent. Komedia, në të cilën luajti bashkë me Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow, u bë një nga shfaqjet më të suksesshme të të gjitha kohërave./ priza.al