Moderatorja e njohur, Roza Lati ka postuar foto të shumta në Instagram teksa shijon pushimet.
Sigurisht që në profilin e saj nuk mund të mungonin as fotot provokuese, që shpesh bëjnë ‘bujë’ në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shihet me një palë bikini rozë, që i nxjerrin më së miri format trupore.
Teksa ka zbuluar se ndodhet te Gjiri i Grames Karaburun, Lati ka shkruar bashkëngjitur me fotot:
“Dhe ta mendosh qe origjina ime eshte nga keto vende… #GocDeti #BeautifulAlbania #SouthAlbania”.
Pozat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët s’janë kursyer as për komente të tipit:
“Prandaj ka marrë flakë Karaburuni”.
/Priza.al/