Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me zhvillimet më të fundit pas arrestimit të Fredi Belerit.
Protothema shkruan se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën.
Protothema shkruan se ministri Dendias ka informuar dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me shqetësimin e partive politike të minoritetit grek në Shqipëri.
Në artikull përmendet gjithashtu dhe takimi në Ministrinë e Jashtme, i ambasadores greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, mëngjesin e kësaj të premteje.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. Ai u vendos në pranga së bashku me dy persona të tjerë, me të cilër po qëndronte në verandën e lokalit.