Ndalimi i gazetarëve në Komisione, BE: Këto rregulla s’janë në përgjigje të udhëzimeve tona

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur keqardhje për rregullat e vendosura nga Kuvendi ku gazetarët dhe mediat do të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare.

Në një postim në Twitter, BE shprehet se dëgjesat publike dhe aksesi i mediave në parlament janë tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.

STATUSI NGA BE

Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. 1/2

Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014. 2/2

Kujtojmë se më herët ka reaguar për rastin edhe Kuvendi i Shqipërisë, duke sqaruar se vendimi është marrë me qëllimin për të ndërtuar një sistem të ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *