Ndalohet anija me fruta tropikale, transportonte 110 kilogramë kokainë të pastër

Një sasi prej 110 kilogramë kokainë me një vlerë tregtare 12 milionë euro është sekuestruar nga ushtarakët në Katanias.

Mediat e huaja raportojnë se droga vinte nga Amerika e Jugut, ku u gjet në një anije që transportonte fruta tropikale. Kanë qenë oficerët që me ndërhyrjen e reparteve të qenve anti-drogë, kanë vënë re se njëri prej tyre kishte një saldim në dukje të çrregullt.

Më pas me ndihmën e zjarrfikësve të Detashmentit të Portit ata vazhduan me hapjen e pjesës ballore për të verifikuar nëse ishte bërë ndërhyrje, shkruan media italiane.

Brenda izolimit të kontejnerit frigorifer u zbuluan 96 blloqe kokainë të pastër. Aktivitetet e mëpasshme të analizës bënë të mundur konstatimin e një përqindjeje shumë të lartë pastërtie mbi 80%.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *