Është ndaluar nga Policia e Tiranës sot një mjet tip “BMW” pasi rezultonte se kishte 141 gjoba të papaguara, që nga viti 2020.
Bëhet e ditur se shoferi i mjetit, shtetasi me inicialet M.P, ka paguar të gjitha gjobat, që kapnin vlerën prej 2.3 milionë lekë.
Këto gjoba ishin marrë përgjatë vitit 2020-2022 dhe nuk ishin paguar në kohë.