Ndarja e fondit 345 milionë lekë për partitë politike/ Shtyhet mbledhja e KQZ

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë me dije shtyrjen e mbledhjes për ndarjen e fondit prej 345 milionë lekësh për partitë politike që do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit. Shkak është bërë fakti që partitë nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të vlerësuar draftin.

“Do e shtyjmë mbledhjen sepse partitë politike të interesuara për këtë projektvendim nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për ta vlerësuar draftin kështu që do të shtyhet për një ditë tjetër”, tha Celibashi. Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të mbahet mbledhja e radhës.

Në projekt akt është caktuar fondi total prej 345 600 000 lekësh. Fondet vjetore bazohen tek rezultati i zgjedhjeve të Prillit 2021. Fondi do alokohet në llogaritë bankare të partive politike brenda marsit 2023. Sa i takon selisë blu dhe ndasisë së saj, ky fond do të disbursohet në llogarinë që ka PD që administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Nga fondi vjetor, vihet re se Partia Socialiste si fituese e zgjedhjeve, me 74 mandate të fituara do të përfitoi nga KQZ gati 151 mln lekë. Partia Demokratike si parti e dytë do të marrë rreth 103 milionë lekë. Partia e Lirisë, ish  LSI përfiton gati 15.6 mln lekë, e ndjekur nga Partia Republikane me 13.2 mln lekë, ndërsa PDIU merr fondin si parti e tretë me gati 10 mln lekë, PBDNJ 8 mln lekë. Fond përfiton në bazë të rezultateve edhe Partia Thurja, gati 6.3 mln lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *