Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Basha: Zë i rëndësishëm në politik! Kryemadhi: I lindur për të qenë kryeministri i pajtimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jetë të deputetit socialist, Bashkim Fino. Basha në mesazhin e tij, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Fino në politikën shqiptare, duke e cilësuar si një zë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, njësoj si Basha ka vlerësuar Finon, teksa  e quan “socialist të vërtetë”.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.

U prehsh në paqe Bashkim”, shkruan Kryemadhi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *